2007-08-24 18:44:40

Nga OBSH-ja alarm për shtimin e sëmundjeve: kurrë kaq shumë sa 10 vjetët e fundit


(24.08.2007 RV)Alarm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shtimin e sëmundjeve infektive gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Sipas organizatës, rritja demografike e popullsisë botërore, por sidomos shkëmbimi i baktereve ndërmjet popullsive që më parë nuk kishin kontakte ndërmjet tyre, si dhe degradimi i ambientit janë shkaqet kryesore për përhapjen e sëmundjeve të reja, të panjohura deri tani, apo për rishfaqjen e të vjetrave, që mendohej se ishin zhdukur tashmë nga bota perëndimore. Organizata u bën thirrje qeverive të marrin masa për të kontrolluar shëndetin e emigrantëve në përgjithësi dhe për t’i ndihmuar personat që vijnë nga vende ku vaksinimi është i kufizuar, të përballojnë problemet e tyre shëndetësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.