2007-08-24 18:47:54

Më 24 gusht Kisha përkujton shën Bartolomeun apostull


(24.08.2007 RV)RealAudioMP3 Sot më 24 gusht kalendari Kishtar kremtoi Shën Bartolomeun Apostull, të cilin Papa Benedikti XVI e quajti shembull i gjallë dhe i thellë se siduhet të pranojmë Krishtin.
E ju propzojme pirëkisht katekizmin e Papës kushtuar Shën Bartolomeut Apostull mbajtur në audiencen e 4 tetorit të vitit të kaluar. Me atë rast Papa tha se duke u frymëzuar nga historia e shën Bartolomeut, mësojmë se Ungjilli na paralajmëron të ruhemi nga paragjykimet e na fton të mos kënaqemi vetëm me fjalë, por të takohemi personalisht me Jezusin, në përmasën hyjnore e tokësore. Benedikti XVI u përqëndrua tek figura e Bartolomeut Apostull, duke vijuar kështu ciklin e katekizmit, kushtuar lidhjeve të ngushta ndërmjet Krishtit e Kishës së Tij, në kuadrin e të cilit, nisi të fliste për jetën e dymbëdhjetë nxënësve më afërt të Jezusit.
"Zoti na befason, duke na bërë ta gjejmë atë që kërkonim, pikërisht atje ku nuk e prisnim" - këtë u kujtoi Benedikti XVI mijëra shtegtarëve më 4 tetorin e vitit të kaluar, duke folur për shembullin e Shën Bartolomeut. Apostulli njihet edhe me emrin Natanael, që do të thotë "Zoti ka dhënë". Atë Shën Filipi Apostull e njofton se kishin gjetur Jezusin, të birin e Jozefit nga Nazareti. Natanaeli i përgjigjet me një paragjykim: "A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?". E Filipi ia kthen: "Eja e shih". Prej këndej - tha Papa - duhet kuptuar se në lidhjen tonë me Jezusin nuk duhet të përqëndrohemi vetëm tek fjalët; që ta njohim mirë, kemi nevojë për një përvojë të gjallë:
"Dëshmia e të tjerëve është sigurisht e rëndësishme, sepse si rregull, e gjithë jeta jonë e krishterë fillon me kumtimin që vjen deri tek ne përmes veprës së një ose disa dëshmitarëve. Por më pas duhet të jemi ne vetë që hyjmë personalisht në lidhje të ngushtë e të thellë me Jezusin".
"Qe një izraelitas i vërtetë, në të cilin nuk ka dredhi", brohoret Jezusi duke e takuar Natanaelin, i cili i përgjigjet: "Rabbì, Mësues, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!". Kemi të bëjmë – shpjegoi Ati i Shenjtë Jozef Racinger – me pohimin e një feje të pastër, që nxjerr në dritë përmasën e dyfishtë të Jezusit:
"Nuk duhet ta humbasim nga sytë as njërën as tjetrën nga dy përmasat, sepse po të shpallim vetëm përmasën qiellore të Jezusit, krijohet rreziku ta bëjmë një qenie qiellore dhe të vagëlluar; e në qoftë se, përkundrazi, pranojmë vetëm praninë e tij në histori, errësojmë përmasën hyjnore, që e cilëson Krishtin në kuptimin e mirëfilltë të fjalës".
Nuk kemi lajme të tjera për Bartolomeun – tha Papa në audiencen e përgjithshme të 4 tetorit te vitit 2006 – duke vërejtur më pas sëbashkimi me Jezusin mund të jetohet e të dëshmohet edhe pa kryer vepra të jashtzakonshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.