2007-08-24 18:41:45

Kardinali Bertone arrin në Peru, ku do të vizitojë Piskon dhe Ikan, të goditura nga tërmeti


(24.08.2007 RV)“Ka nevojë për themelimin e një shprese të re rindërtimi e ardhmërie”. Këto fjalë i shqiptoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone posa mbërrini në dje në Lima të Perùsë. Në Vendin e goditur rëndë nga termeti i 15 gushtit, që ka shkaktuar vdekjen e mëse 540 personave, kardinali Bertone ka shkuar për të sjell solidaritetin shpirtëror e material të Papës, me një kontribut prej 200 mijë dollarësh për ndimat urgjente që ka popullsia. Pasi përshëndeti autoritetët më larta peruviane, kard. Bertone i shoqëruar nga kryeipeshkvi i Limes, kard. Juan Cipriani e Nunci Apostolik, imzot Rino Passigari,kujtoi se gjatë këtij udhëtimi në Perù do të vizitojë dy zonat më të goditura nga termeti, Piskon e Ikan dhe do t’i përcjell të gjithëve inkurajimin e Papës që të kenë besim e shpresë sepse të gjithë jemi solidarë me popullin peruvian. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Bertone sot është takuar me presidentin e Perusë, Alan Garcia e pastaj është nisur për zonat e prekura nga termeti.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.