2007-08-24 18:44:28

ETA godet Spanjën. Autobomba plagos dy policë


(24.08.2007 RV)Organizata baske ETA godet sërish Spanjën. Mbrëmë në Durango, një autobombë shpërtheu para një kazerme të policisë, duke shkaktuar plagosjen e dy agjentëve dhe shumë dëme materiale. Sipas kreut të policisë spanjolle, bomba me 100 kg eksploziv mund të shkaktonte një masakër të vërtetë. Ky është atentati i parë i Etës, që nga prishja e armëpushimit me qeverinë e Madridit, më 5 qershorin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.