2007-08-24 18:44:18

Basha-Surroi: plani i Ahtisarit më i miri për Kosovën


(24.08.2007 RV)Politikanët kosovarë përgatiten për bisedimet serbo-kosovare në Vjenë, më 30 gusht. Sot, kreu i lëvizjes “Ora”, Veton Surroi është takuar në aeroportin e Tiranës me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha. Të dy kanë vlerësuar se plani i Ahtisarit është kompromisi më i mirë që mund të arrihet për Kosovën. Surroi i ka kërkuar dje përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Treshen negociatore, gjermanit Ishinger, që tema kryesore e bisedimeve të Vjenës të jetë integrimi i Serbisë dhe i Kosovës në Bashkimin Evropian si shtete të pavarura.







All the contents on this site are copyrighted ©.