2007-08-23 17:45:43

Papa telefonon Zyres Ipeshkvnore të Livornos për të shpreh ngushëllimet për vdekjen e katër fëmijëve rom


(23.8.2007 RV)RealAudioMP3 Solidariteti e afërsia shpirtërore me Kishën ortdokëse rumune, me popullin Rom dhe qytetin italian Livorno, është shpreh dje nga Papa Benedikti XVI, i cili në një bisedë telefonike me administratorin e dioqezit të Livornos, imzot Paolo Razzautin, dëshmoi hidhërimin e tij për vdekjen e katër fëmijëve rom rumunë, në flakën e barakave në të cilat jetonin, më 10 e 11 gushtin e kaluar. Po të dëgjojmë imzot Razzautin në mikrofonin e Radio Vatikanit
Ati i Shenjtë, së pari përmes nënsekretarit të Shtetit të Vatikanit, e pastaj personalisht, ka shpreh solidaritetin e tij qytetit të Livornos, popullit rom si dhe Kishës ortdokëse rumune, së cilës i referohen romët e livornezë, për vdekjen e katër fëmijëve. Mendoj se gjesti i Atit të Shenjtë, thirrja e tij telefonike, për të marrë pjesë drejtëpërsëdrejti personalisht në këtë dhimbje e vuajtje, kanë qenë një gjest tejet i madh. E sot paradite, dalë nga dalë që lajmi përhapej në qytet, gjesti i Papës është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë.
Imzot Paolo Razzauti, çfarë mund të thoni ju për këtë vëmendje të Atit të Shenjtë?
Dëshmon edhe një herë se Kisha, edhe përmes përfaqësuesve të saj më lartë, është e vëmendshme ndaj ngjarjeve e sende më të vogla. Eshtë e kujdesshme ndaj më të vegjëlve, është e vëmendshme ndaj më të varfëve. Kisha pra është vërtetë një nënë që përkulet mbi çdo njeri.







All the contents on this site are copyrighted ©.