2007-08-23 17:45:53

Kryeipeshkvi Rylko në Kazakhistan takon të rinjtë katolikë të Azisë qëndërore


(23.8.2007 RV)Kryeipeshkvi Stanislao Rylko, president i Këshillit Papnor për Laikët, posa është kthyer nga Kazakhistani në Romë, ku ka marrë pjesë në Takimin e 9-të të përvitshëm të të rinjve katolikë prej pesë Vendeve të Azisë Qendrore: Kazakhistanit, Uzbekhistanit, Turkmenistanit, Tagjikhistanit e Kirgjizistanit.Tema e këtij takmi që u mbajt në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Ozirnoje ishte: „Maria na mëson të duam“. Ishin katër ditë lutjeje e reflektimi, në të cilat morën pjesë afër 500 të ri të shoqëruar prej ipeshkvijve, meshtarëve e rregulltarëve. Takimi qe një shkëmbim i rëndësishëm i dëshmisë së fesë së krishterë jetuar në kushte jo të lehta, sikur shpjegon në mikrofonin e Radio Vatikanit, vet kryeipeshkvi izmot Rylko:RealAudioMP3
Më ka lënë mbresë gëzimi e guximi i fesë i këtyre të rinjve që, megjithëse janë pakicë fare e vogël në krahasim me popullsinë mysulmave që i rrethon, ata dëshmojnë një bindje të fortë të identitetit të krishterë, që pa dyshim është fryt i çmueshëm i impenjimit intesiv të Kishës në këto Vende në veprimtarinë me të rinjtë. Në këto zona, të rinjtë gjithnjë më shumë po zbulojnë Krishtin si të vetmën përgjigje të pikëpyetjeve të tyre lidhur me kuptimin e jetës, e të Kishës si një familje e vërtetë. Cdo organizim i këtij takimi përbënë një shenjë të rëndësishme shprese për tërë Kishën që jeton në këto treva.







All the contents on this site are copyrighted ©.