(23.08.2007 RV)Ndodhet sot në Kosovë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në
Trojkën e negociatave serbo-kosovare, gjermani Ishinger. Ai është takuar me autoritetet
kosovare, para se këto të fundit të takohen me serbët në Vjenë, më 30 gusht. Ndërkaq,
Rusia, nëpërmjet përfaqësuesit të vet Kharçenko bën edhe një herë të ditur se nuk
do të pranojë afatin e përfundimit të bisedimeve më 10 dhjetor, nëse nuk është arritur
akoma një marrëveshje në atë datë.