2007-08-23 18:19:06

Gjashtë muajt e parë të 2007-ës, 470 divorce në Tiranë


(23.08.2007 RV)Arrijnë në shifra marramendëse divorcet në Tiranë. Shtypi shqiptar jep alarmin për faktin se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm në Tiranë, 470 çifte kanë nënshkruar ndarjen përfundimtare. Gjykata e Tiranës pranon çdo ditë tri kërkesa për prishjen e kurorës së martesës. Shkaqet e ndarjeve janë nga më të ndryshmet: mospërputhje karakteresh, problemet e mëdha ekonomike, tradhëtia bashkëshortore etj. Shumë pak janë ata që kthehen pas e pranojnë të ribashkohen. Në shumicën e rasteve, kjo bëhet për hir të fëmijëve, të cilët janë ata që vuajnë më shumë nga divorci i prindërve.
Por nuk mjafton e madje është krejt e padobishme thjesht të botohen në gazetë emrat e 1000 personave që janë divorcuar, a thua se kjo do ta ndryshonte gjendjen. Plaga qëndron në reflektimin e përbashkët para se të bëhet hapi i madh e i rëndësishëm i martesës e më pas, ecja në një rrugë të përbashkët ku jetohen sëbashku e mira dhe e keqja. Martesa është një hir i veçantë i Zotit, është sakrament i shenjtë e prandaj është thënë: “Ç’ka Hyji bashkoi, njeriu të mos e ndajë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.