2007-08-23 18:21:04

Emergjencë zjarresh, energjie e uji në Shqipëri


(23.08.2007 RV)Kthehet në Shqipëri emergjenca nga shpërthimi i zjarreve, të cilat për mungesë mjetesh e rrugësh komunikimi nuk arrijnë të dominohen nga forcat zjarrfikëse. Kështu ndodh në shumë krahina nga jugu në veri, si në Mirditë, ku sot 50 familje gjenden të bllokuara nga zjarri, apo në Kukës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë etj. Këto dëme u shtohen atyre të krijuara nga mungesa e energjisë elektrike dhe e ujit të pijshëm. Në Tiranë është mbyllur tregu i Pazarit të Ri për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ruheshin e shiteshin ushqimet. Uji i pijshëm nuk është më i tillë, për shkak të infiltrazioneve të ujrave të zeza. Kjo ka shkaktuar rritjen e numrit të pacientëve me probleme gastroenterologjike në të gjithë vendin. Gjithashtu, mungesa e energjisë elektrike ka shkurtuar orët e punës, duke sjellë probleme për ata që duan çertifikata, apo që kanë punë me burokracinë e shtetit. Shumë pushues janë larguar nga vendet turistike, pasi nuk ka drita.







All the contents on this site are copyrighted ©.