2007-08-22 17:27:37

BE-ja ka përgjegjësi në Kosovë. Kështu tha Amado në Prishtinë


(22.08.2007 RV)Bashkimi Evropian ka përgjegjësi për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në Kosovë. Kështu tha sot Ministri i jashtëm i Portugalisë, Luis Amado, i cili ndodhet për vizitë në Prishtinë. Pas takimit me presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu, ministri i jashtëm portugez theksoi se nuk beson në arritjen e një marrëveshjeje serbo-kosovare me bisedimet e reja mbi statusin. Pikërisht për këtë arësye, roli i Bashkimit Evropian bëhet i rëndësishëm për të ndërtuar ura ndërmjet palëve. Aktualisht, Portugalia mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe Amado ndodhej sot në Kosovë, pas vizitës në Beograd e takimit me autoritetet serbe.







All the contents on this site are copyrighted ©.