2007-08-22 17:32:38

BE-ja fillon furnizimin me karburant në Gazë


(22.08.2007 RV)Tension në Lindjen e Mesme. Një milic i Hamasit u vra sot paradite nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës, në kufi me Izraelin.Ndërkaq, nuk kanë shkaktuar viktima tre raketat Kasam të hedhura nga palestinezët mbi territorin hebraik. Gjatë natës, forcat e policisë izraelite kanë arrestuar 36 palestinezë, të akuzuar për shkelje të rendit në territorin e Çisjordanisë.
Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian vendosi sot paradite të vijojë me furnizimin me karburant të të vetmit central elektrik të zonës. Masa për ndërprerjen e furnizimit u mor nga Brukseli pas rënies së Rripit të Gazës në duart e Hamasit, nga frika se mos organizata islamike kryente spekullime me energjinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.