2007-08-21 15:45:14

Rubrika “Me Nënë Terezën”: katër cilësitë e Misionareve të Dashurisë - emisioni XVIII


(21.8.2007 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar, po vijojmë emisionin me rubriken e përditshme radiofonike “Me Nënë Terezën” në muajit e lindjes e të kalimit të saj në amshim, gusht e shtator.
Duke vazhduar me shfletimin e librit ‘Jeta ime’ sot në emisionin e 18
të do ndalemi tek ‘Katër cilësi të rëndësishme’ që sipas të Lumës Nënë Terezës lypet t’i ketë çdo motër Misionare e Dashurisë.
Themeli i katër cilësive për të cilat do të dëgjojmë, është gëzimi, gëzimi i zemrës që pasqyrohet në fytyrë të çdonjërit. E sikur dëgjuam prej fjalëve të së Lumës Nënë Tereze në emisionin e djeshëm, gëzimi është veçaori thelbësore e Misionareve të Dashurisë . E Nënë Tereza na tregoi burimin e gëzimit të motrave të saj, Misionareve të Dashurisë, duke siguruar edhe të gjithë besimtarët se mund ta shuajnë etjen tek e njëjta gurrë prej nga buron ai gëzim që personalisht Nënë Tereza e quan: “Gëzimi i motrave të mia”.
Po prej motrave të saj përveç gëzimit e buzëqeshjes, e Lumja Nënë Terezë kërkonte edhe cilësi tjera, pa të cilat mund të vihen në shërbimin e më të varfërve ndër të varfër e të qëndrojnë në zbatimin e Urdhërit Hyjnor të Dashurisë.
Kemi fjalën për një dashuri e përkushtim të pakursyer e të pakufizuar ndaj të mënjanuarve, ndaj atyre që askush nuk i do e të gjithë i refuzojnë, përpos personave, siç janë Motrat e Nënë Terezës, që të afërmit, të varfërit e të gërbulurit i shikojnë, i afrojnë, i ndihmojnë dhe i duan e pranojnë në dritën e hirin e Jezu Krishtit Zot.
Pra, në emisionin e sotëm do të ndalemi pikërisht tek katër cilësitë që që Nënë Tereza i këkon prej motrave të veta. Ja çka thotë ajo në librin ‘Jeta ime’…….

Të gjitha të Motrave të rejave, që duan të bëjnë pjesë në Kongregatën tonë, u kërkojmë të mësohen që në çastin e parë ta shndërrojnë punën në lutje, ta kryejnë punën për Krishtin.
Kjo bën që në zemrat e tyre të rritet dashuria për Jezusin dhe t’u krijohet mundësia ta zbulojnë Zotin nën dukjen e fytyrave plot dhimbje të të varfërve më të varfër, ashtu si e takojnë nën dukjen e bukës në Eukaristi.
E reja, që dëshiron të hyjë në Kongregatën tonë, duhet të ketë katër cilësi të nevojshme për të qenë Misionare e bamirësisë:
Duhet të jetë e shëndoshë fizikisht e mendërisht.
Duhe të ketë aftësi për të mësuar.
Duhet të ketë gjykim të saktë.
Duhet të ketë qëllime të drejta.
Në se i ka këto katër cilësi, mund të vijë e të shikojë si punojmë (Ashtu si u tha Krishti apostujve të Tij: ‘Ejani e shikoni!’.)
Kush dëshiron, vjen në njerën nga shtëpitë tona e hyn në lidhje të ngushtë me të varfërit, me njerëzit, me motrat: punon me to, lutet me to, jeton me to.
Në fund bindet në se është kjo rruga në të cilën e thërret Zoti.







All the contents on this site are copyrighted ©.