2007-08-21 15:45:22

Më 21 gusht kalendari Kishtar përkujton të Lumën Viktorja Razoamanarivo


(21.8.2007 RV) Viktorja Razoamanarivo, lindi më 1848 në Tananarive në Madagaskar, në njëren prej familjeve më të njohura e të fuqishme të ishullit. Në rini ndjeki fenë pagane të të parëve të vet. Por kur në Madagaskar mbërrinë disa misionarë jezuitë francezë e motra tjera misionare,Viktorja u regjistrue në shkollën e misionit. Shembulli i jetës së Motrave rregulltare dhe dëshmia e tyre ungjillore e tronditën thellë vajzën e kështu filloj të njihej me figurën e Krishtit dhe fenë e krishterë. Më 1 nëntor 1863 vendosi të pagëzohet me emrin Viktore, përkundëra rezistencës së familjes së saj. Mjerisht në atë kohë në Madagaskar, feja e krishterë identifohej me interesat koloniale të Francës e këndej konsiderohej si armiqësore. Shumë shpjet, Viktores iu desht të pësonte shtypje e inzistimin e familjarëve që ta braktiste fenë e krishterë. Do të donte të bëhej motër rregulltare po për të mos acaruar më tej marrëdhëniet me familjen, vendosi të martohet. Bëhët princesh e më 13 maj 1864 martohen në praninë e një prifti me një oficer ushtarak. Martesa nuk është e lumtur, sepse burri saj i kushtohet alkoholit e pasionit të epsheve. Megjithë këtë, Viktorja i mbetët besnike sakramentit të martesës. Në maj të vitit 1883 në Madagaskar shpërthen persekutimi kundër katolikëve, të akuzuar për tradhti ndaj Atdheut e si pasojë misionarët dëbohen nga vendi .Viktorja përdorë tërë ndikimin e vet pranë mbretëreshës e kryeministrit të vendit në mënyrë që kishat katolike e shkollat të mos mbyllen. E falë punës e ndërmjetësimit të saj, Kisha malgashe nuk asgjësohet. Grua e lutjes së thellë, kalonte orë të tëra në Kishë dhe iu kushtua veprave të shumta të bamirësisë në favor të të varfërve, të të burgosurve, të të braktisurve e të sëmurëve nga gërbula. Vdiq më 21 gusht 1894 në moshën 46 vjeçare. Papa Gjon Pali II e shpalli të Lume më 29 prill 1989.







All the contents on this site are copyrighted ©.