2007-08-21 15:44:57

Kisha hungareze kremton pajtorin e vet qiellor shën Shtjefnin


(21.8.2007 RV)Në Katedralen e Budapeshtit kushtuar Shën Shtjefnit, Pajtorit të Hungarisë, dje pas dite kardinali kryeipeshkëv Péter Erdò ka kremtuar Meshën e Shenjtë me rastin e solemnitetit të Shën Shtjefnit. Pas Meshe është mbajtur proçesioni i besimtarëve përrethë Kishës Katedrale me reliken e krahut të djathtë të Shën Shtjefnit. Përveç besimtarëve hungarezë të ardhur nga mbarë Vendi për festë, në kremtim morën pjesë edhe qytetarë hungarezë nga Sllovakia, Rumania, Austria, meshtarë, rregulltarë e anëtarë të urdhave të ndryshëm kalorës.







All the contents on this site are copyrighted ©.