2007-08-21 15:44:39

Feja e krishtërë, kultura e miqësia mes njerëzve në mesazhin e Papës pjesëmarrësve të „Festës së popujve të Mitteleuropës


(21.8.2007 RV)Feja e krishtërë, kultura e miqësia mes njerëzve në mesazhin e Papës Benediktit të XVI dërguar pjesëmarrësve të „Festës së popujve të Mitteleuropës „ që është organzuar më 18 gusht në Goricia të Italisë, në kufi me Slloveninë. Që prej 158 vjetësh në Xhiasiko (Giassico), në komunen e Kormonsit ( në Goricia), për çdi vit në përvjetorin tradicional të ditëlindjes së Franc Jozefit (18 gusht 1830), perandorit të mbramë të Austrisë, mblidhen italianë të rajonit të friulit, venedikut, ladinë, austriakë, sllovenë, kroatë, sllovakë, gjermanë e hungarezë për të përforcuar lidhjet e miqësisë. E atyre Papa Benedikti XVI i drejtoi një mesazh – përmes një telegrami, nënshkruar nga kardinali sekretar i Shtetit të Vatikanit Tarçizio Bertone, adresuar kryeipeshkvit të Goricies imzot Dino De Antonit – për të thënë se „Festa e popujve të Mitteleuropës“ – ky është emri – i përforcoftë lidhjet e miqësisë, „ favorizoftë ballafaqimin pozitiv“ mbi „ndihmesën e rëndësishme të fesë së krishtërë, e cila ka ushqyer e formuar mendimin, artin dhe kulturën e kontinentit evropjanë“. Programi treditor i Kormosut përfshinë programe të ndryshme me elemente nga traditat e rajoneve të ndryshme të Mitteleuropës, e përfundon me Meshën për bashkimin e popujve evropjanë dhe lutjet në gjuhët e popujve të kësaj zone të Kontinentit të Vjetër.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.