2007-08-20 18:38:26

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 20-të "C" : luftimi e paqja sipas Ungjillit


(18.8.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës së Zotit të së dielës. Kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 20-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Leximet biblike të Meshës së Shenjtë të dielës së 20-të na ftojnë të reflektojmë mbi domosdoshmërinë e luftimit shpirtëror për t’ia arritur gëzimit të Pashkëve të amshuara në Mbretërinë Hyjnore.Pra, në jetën tonë shpirtërore nuk duhet të humbasim kurrë shpresën e të dorëzohemi, por të qëndrojmë besnik deri në fund në luftimin tonë kundër mëkatit, kundër së keqës. E dijmë se jeta nuk është “trendafil pa gjemba”. E dijmë se jo gjithçka është e bukur në jetë. Asnjë formë e jetës nuk është pa vështirësi, pa pengesa, pa kryqe. Po Jezu Krishti ka mbjellur kryqin e vet në ekzistencën e botës, dhe ne para Tij mbi Kryq jemi të thirrur e duhet të zgjedhim: me Të ose kundër Tij-. Nëse jemi me Krishtin, atëherë duhet ta përqafojmë edhe Kryqin e Tij në cilin e kemi shpëtimin, jetën e përjetshme.
Në leximin e parë të kësaj së diele marrë nga libri i Jeremisë profet ( Jer 38,4-6.8-10), profeti Jeremia, i dënuar padrejtësisht prej bashkëqytetarëve të vet, shpëtohet prej vdekjes nga përkujdesimi e ndërmjetësimi i një të huaji që arriti të fitonte prej mbretit mundësinë për t’i dhënë akoma kohë për të jetuar. Ngjarjet e dhimshme që i ndodhën Jeremisë profet janë shenjë e bindjes, e dëgjesës së tij ndaj Hyjit dhe e kundërshtive të njerëzve ndaj Zotit. Ta dëgjojmë leximin e parë……….

Në Psalmin 39-të të kësaj së diele kemi lutje indivudale që lind nga përjetimi, nga përvoja e kaluar e shpëtimit dhe hapet në një lutje-thirrje plotë besim në Hyjin. Ta dëgjojmë Psalimin e së dielës…………..

Në leximin e dytë të kësaj së diele të 20-të gjatë vitit nga Letra e Hebrenjve (Heb 12,1-4) nënvizohet aspekti i rëndësishëm se jemi të krishterë nëse e interpretojmë jetën porsi një vrapim duke mbajtur vështrimin tonë të ngulur mbi Jezu Krishtin dhe qëndrojmë në betejën kundër mëkatit. Jeta e të krishtërit është jeta e Krishtin në të, për këte arsye besimtari duhet të jetë i gatshëm dhe i fortë të qëndrojë deri në derdhjen e gjakut në luftimin e vet kundër mëkatit e së keqës.
Autori i Letrës drejtuar Hebrenjve është një që qëndruar “deri në derdhjen e gjakut” në luftën kundër mëkatit. Nëse edhe ti do ta lirosh botën nga padrejtësia e çdo llojit të së keqës, dëgjoji këshillat e tij. Pajisu me armë të përshtatshme të fesë, dashurisë, pastërtisë, qëndresës…E sidomos mbaje vështrimin përherë të ngulut mbi Jezu Krishtin. Prej Tij do nxjerrësh jo vetëm mësime dashurie e guximi, por edhe bindjen se kryqi nuk është fjala e fundit mbi fatin e njerëzimit, por Ngjallja. Ta dëgjojmë leximin e dytë të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele………..

Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele marrë nga Shën Luka (Lk 12,49-57) Jezusi vihet porsi shenjë kundërshtimi, element që bënë të mirren vendime të rëndësishme. Për të anuar drejt shpëtimit duhet të vendosim për të mirën në çfarëdo situate të jetës.
Fjala e Zotit jepë domethënie e forcë eksperiencës së profetit dhe qortimit të apostullit.
Kohën e mirë e të keqe, fryrjen e erërave e ndryshimin e stinëve, profumet e ngjyrat: të gjitha njeriu di t’i ndallojë e njohë me përvojën e tij mijëvjeçare: Po atëherë, pse është kaq e vështirë të kuptohen shenjat e Shpirtit, të pranohet Zoti që vjen? Ndoshta sepse Zoti digjet nga dashuria për njeriun e kemi frikë të digjemi edhe ne? Ta dëgjojmë pjesën e Ungjillit nga Shën Luka Ungjilltar…e pastaj homelin e kesaj se diele nga dom David Gjugja………RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.