2007-08-20 18:06:05

Iraku në qendër të veprimtarisë diplomatike. Turqia pa president pas votimit të parë në parlament.


(20.08.07 RV)Në Turqi u zhvillua raundi i parë i votimit për presidentin e Republikës. Kandidati i partisë në pushtet, Abdullah Gyl nuk fitoi. Votimet e tjera në parlament do të bëhen më 24 e 28 gusht.

Iraku në qendër të një veprimtarie intensive diplomatike, ndërsa dhunës nuk i shpëton as guvernatori i një province irakiane, i cili gjeti vdekjen sëbashku me tre të tjerë nga shpërthimi i një bombe në rrugë. Vazhdon vizita e papritur e ministrit të jashtëm francez, Bernard Kushner në vend, ndërsa kryeministri irakian Al-Maliki ndodhet në Damask për bisedime mbi sigurinë në kufi. Sipas lajmeve të fundit edhe presidenti i Iranit dëshiron të shkojë për vizitë në Bagdad.

Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Abu Mazen do të takohen javën e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.