2007-08-19 18:24:45

“Kisha është me ju”:kështu Papa në lutjen e Engjëllit të Tenzot,shprehi edhe një herë solidaritetin me popullsinë Peruviane të goditur nga termeti


(19.8.'07 RV)Në emër të Atit të Shenjtë Papës Jozef Racinger, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarcizio Bertone, të enjtën e ardhshme do të shkojë për vizitë në Peru për të takuar popullsitë e goditura nga termeti dhe shpreh afërsinë e solidaritetin e Kishës Universale. Kështu pohoi kard. Bertone, pas Meshës së kremtuar në Rimini të Italisë më rastin e hapjes së punimeve të Meetingut organizuar nga lëvizja kishtare ‘Comunione Liberazione’ e në mbarim të Lutjes së mesditës të Engjëllit të Tenzot, gjatë së cilës personalisht Benedikti XVI njoftoi për vizitën e sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë në shtetit e amerikës jugore shkatërruar nga termeti i ditëve të fundit.







All the contents on this site are copyrighted ©.