2007-08-18 14:04:01

Nga kremtimet e festës së ‘Zojës së Madhe’ në trevat shqiptare.


(19.08.2007 RV)Shkodër:
Në kryedioqezën e Shkodër-Pultit solemniteti i ‘Të ngjiturit të Zojës në Qiell’ mori pamjen e një feste mbarëpopullore: qindra besimtarë, nga qyteti e nga fshatrat për rreth, ndoqën Meshën Shenjte në katedralen e Shkodrës, kryesuar nga kryeipeshkvi metropolit, imzot Angjelo Masafra, në bashkëkremtim me ipeshkvin Zef Simoni.
Por festa u kremtua edhe në kisha të shumta famullitare të kryedioqezit Shkodër-Pult, sidomos ndër ato që e kanë Pajtore Zojën e ngjitur në Qiell.

Letnicë:
Nga Shkodra shtegtojmë simbolikisht në një nga shenjtëroret më të dashura për shqiptarët, atje ku nisi rruga e jetës rregulltare për të Lumen Nënë Terezë. Nga Letnica të dëgjojmë dom Kristë Gjergjin:RealAudioMP3

Mal i Zi:Nga kremtimet në të gjitha kishat e shqiptarëve të Malit të Zi, po kujtojmë Meshën Shenjte të kryesuar nga kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, duke u ndaluar posaçërisht tek një fragment i homelisë së mbajtur me këtë rast:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.