2007-08-17 17:16:47

The Economist: Shqipëria, një përrallë me korrupsion e prerje të energjisë


(17.08.2007 RV)E përjavshmja prestigjoze londineze “The Economist” merret edhe me Shqipërinë. Në numrin e kësaj jave, ka një artikull mbi punët që e presin presidentin e ri shqiptar, Bamir Topi, me titullin domethënës “As pushtet, as lavdi” dhe nëntitullin “një përrallë me korrupsion dhe prerje energjie”.
Detyrat që ka përpara presidenti i Shqipërisë, vë në dukje gazeta, janë më të mëdha se pushteti që i takon. Detyra e tij e parë është të gjejë një person të përshtatshëm për të zëvendësuar kryeprokurorin aktual, Theodhori Sollakun, duke ndryshuar ndërkaq Kushtetutën, e cila nuk jep afat për detyrën.
Nga ana tjetër, ai u zgjodh me një marrëveshje ndërmjet krerëve historikë të politikës shqiptare, Sali Berishës e Fatos Nanos, por ekzistenca e këtyre në pushtet – thekson “The Economist” – është një nga arësyet që e bën Shqipërinë të vuajë akoma nga papunësia dhe investimet e pakta. Politika berishiane “Shqipëria një euro”, që u premton qira të vogla investuesve të huaj, ka pak gjasa të ketë sukses - vazhdon analiza – pasi mungesa e energjisë elektrike i largon afaristët.







All the contents on this site are copyrighted ©.