2007-08-17 19:11:19

Më 17 gusht Kisha përkujton Shën Euzebin Papë.


(17.08.2007 RV)Të dhënat për të janë të pakta. Dihet se ishte grek, se pati një papni shumë të shkurtër, gjatë së cilës u tregua shumë i mëshirshëm me të krishterët që, si kishin mohuar fenë gjatë persekutimit, dëshironin të riktheheshin në Kishë. Dihet edhe se vdiq në mërgim, në Siceli, rreth vitit 309 - 310. Pas vdekjes u mbart në Romë e u varros ndër Katakombat e Shën Kalistit, pranë papës Kaio në një kriptë të gjërë e të ajrosur mirë, që shërbente dhe për kremtimet e bashkësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.