2007-08-17 17:14:06

Beogradi kërkon kthimin e policëve serbë në Kosovë


(17.08.2007 RV)Ndërsa administrata e UNMIK-ut në Kosovë jep urdhër për organizimin e zgjedhjeve të reja, që do të mbahen në një datë akoma të pacaktuar, Beogradi kërkon kthimin e njëmijë ushtarëve e policëve nga Serbia. Aleksandër Simiç, një nga zëdhënësit e kryeministrit Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se “ka ardhur koha për kthimin e personelit të ruajtjes së rendit” në Kosovë. Ky kthim parashikohet në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk është lejuar nga administrata ndërkombëtare, e cila mendon se kjo do të shkaktonte probleme me shqiptarët.
Ndërkaq, peshkopi ortodoks serb Artemije ka deklaruar se Kosovës duhet t’i jepet vetëm një autonomi brenda Serbisë, ndërsa kryeministri i Kosovës Çeku ka folur për shpalljen e pavarësisë pas 10 dhjetorit, data e dorëzimit të rezultateve të negociatave për statusin në Këshillin e Sigurimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.