2007-08-16 18:06:43

Vazhdon ofensiva kundër talebanëve në Afganistan


(16.08.2007 RV)Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të vazhdojnë edhe sot ofensivën kundër talebanëve të fshehur në shpellat e maleve Tora Bora në Afganistan. Deri tani nuk është bërë publik asnjë bilanc, por amerikanët kanë sqaruar se janë shmagur viktimat apo plagosjet e civilëve.
Talebanët kanë njoftuar ndërkaq, se së shpejti do të fillojnë bisedimet për lirimin e 19 pengjeve koreanojugore. Si kusht mbetet gjithnjë lirimi i militantëve të burgosur në Afganistan. SHBA mbështesin idenë e fillimit të dialogut me talebanët e moderuar, ashtu siç vendosi kuvendi i paqes mbajtur javën e kaluar në Kabul.


Izraeli dhe SHBA-të kanë nënshkruar sot në Jeruzalem një marrëveshje mbi pakon e ndihmave për mbrojtjen, me vlerë 30 miliard dollarë, që do të marrë gjatë dhjetë viteve të ardhshme shteti hebraik. Njëkohësisht me këto ndihma, Uashingtoni do të ndihmojë edhe Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik me rreth 20 miliard dollarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.