2007-08-16 18:03:42

Ndoshta 500 jaxidët e vrarë në Irak


(16.08.2007 RV)Mund të jenë 500 kurdët jaxidë të vrarë të martën mbrëma në Irak. Ky është lajmi i tmerrshëm që konfirmohet sot nga Ministria e Brendshme, e cila flet për mëse 400 viktima. Sipas ushtrisë amerikane, pas sulmit të shumëfishtë, më të rëndit që nga viti 2003, fshihet organizata terroriste Al Kaida. Jaxidët janë kryesisht kurdë dhe kanë një fe që bashkon parime të krishterimit, hebraizmit dhe feve para-islamike në Irak. Pikërisht për këtë janë persekutuar gjithnjë nga myslimanët, të cilët i akuzojnë se adhurojnë Qoftëlargtin. Sulmet e tmerrshme janë dënuar nga krejt bashkësia ndërkombëtare e madje, edhe nga vetë autoritetet irakiane, të cilat kanë hapur hetime për të gjetur autorët.
Ndërkaq, për të kapërcyer krizën politike, pas dorëheqjes së gjashtë ministrave sunitë, presidenti kurd Talabani dhe kryeministri shiit Al-Maliki njoftuan sot krijimin e një koalicioni kurdo-shiit, nga i cili mbeten jashtë sunitët dhe shiitët radikalë të Moktada Al Sadrit.







All the contents on this site are copyrighted ©.