2007-08-16 17:20:21

Bashkësia ekumenike e Tezesë kujton Vëllaun Rozher dy vjet pas vdekjes.


(16.08.2007 RV)“Dëshmia e fesë së krishterë nga ana e tij dhe dialogu ekumenik, ka qenë një mësim i çmuar për brezni të tëra të rinjsh”: me këto fjalë, të shqiptuara gjatë audiencës së përgjithshme të 16 gushtit, një vit më parë, në Kastel Gandolfo, Benedikti XVI kujtonte figurën e Vëllaut Rozher Shuc, themelues i bashkësisë ekumenike të Tezesë, mbytur nga një grua me shqetësime mendore.
Bashkësia e Tezesë hyri në lidhje me rininë shqiptare menjëherë pas rënies së komunizmit. Nuk u krijuan grupe, por u bënë përpjekje, që vijojnë, për të përfshirë frymën e thellë ekumenike të lutjes së bashkësisë, themeluar nga Vëllau Rozhe, në Meshën Shenjte, në këngët që e shoqërojnë e në veprimtari të tjera kishtare. Të rinjtë shqiptarë shkuan për herë të parë në takimin e lutjes në Teze që në vitin 1992. Më pas, grupe të rinjsh nga Shqipëria morën pjesë rregullisht në takimet ndërkombëtare të organizuara çdo vit të ri nga bashkësia në vende të ndryshme ku, duke qenë mysafirë të vendasve, çuan frymën e lutjes së Tezesë.Por përvoja e vërtetë, me lajtmotivin : “Lutu e puno”, ndjehet më fuqimisht atje ku u themelua bashkësia, në Tezè të Francës. Tanimë fryma ekumenike e Tezesë është përhapur në të gjitha dioqezat e Shqipërisë në format karakteristike për bashkësinë, që nuk krijon grupe të veçanta, por shkrihet në gjirin e kishave vendase.







All the contents on this site are copyrighted ©.