Më 14 gusht Kisha perkujton shën Maksimilianin Kolbe, martir i kampeve naziste të
shfarosjes.
(14.08.2007 RV)Raimondi
(ky ishte emri i pagëzimit), më vonë rregulltar françeskan konventual me emrin Maksimilian,
lindi në Zdunska-Vola në Poloni, më 7 janar 1894. Më 1939, kur gjermanët pushtuan
Poloninë, Kolbe vijonte të jetonte në kuvendin e vet. Mbajti menjëherë qëndrim të
prerë e të hapur kundra nacionalsocialistëve. U bë, kështu njeri i padëshirueshëm,
prandaj nazistët e internuan në kampin e tmerrshëm të shfarosjes së Aushvicit. Ishte
muaji shkurt i vitit 1941. Që nga kjo ditë ai nuk ishte më as Raimondi e as Atë Maksimiliani,
por numri 16. 670. Aty nga fundi i korrikut të të njëjtit vit, në sa një nga të internuarit
dënohej me vdekje, Atë Kolbe u tregua i gatshëm të zinte vendin e të dënuarit. Fali
jetën e vet, për të shpëtuar një tjetër jetë. Pas dy javë vuajtjesh të papërshkrueshme,
ai shtrinte krahun për gjilpërën me acid fenik, në sa buzët shqiptonin për herë të
fundit mbi tokë: "Të falem Mari!". Ishte nata e solemnitetit të ‘Të ngjiturit të Zojës
në qiell’ e ai nuk i kishte mbushur ende 47 vjetët.