(14.08.2007 RV)Akoma nuk është marrë përsipër nga asnjë person ose organizatë
atentati i djeshëm në linjën hekurudhore ruse Moskë- Shën Pjetërburg. Shpërthimi i
një bombe rudimentale shkaktoi plagosjen e 60 vetëve, ndër të cilët tre në gjendje
të rëndë. Autoritetet ruse kanë hapur një hetim për terrorizëm dhe pista që ndjekin
është ajo e separatistëve çeçenë.