2007-08-13 17:12:38

U përurua në Timorin perëndimor kuvendi i parë benediktin i klauzurës


(13.08.2007 RV)Një urë shpirtërore që lidh Italinë me Indonezinë, realizuar nga rregulli benediktin: në Timorin perëndimor, e pikërisht në qytetin e Kupangut, u përurua këto ditë kuvendi i parë klaustral benediktin. Puna për realizimin e këtij kuvendi ka filluar që prej dhjetë vjetësh me nismën e murgeshave indoneziane e italiane të Kuvendit të “Shën Marisë së Hireve” të Ortes, në provincën e Viterbos. Kuvendi benediktin i Ortes, që i ka mbushur prej kohe 300 vjeç dhe kuvendi i Kupangut, me moshë vetëm disa ditore, flasin qartë për vazhdimësinë e benediktineve kundruese, lutjet e të cilave do t’i lartohen Zotit edhe nga ky skaj i Planetit, i goditur nga aq fatkeqësi, shkaktuar nga natyra e nga dora e njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.