2007-08-13 17:11:27

Përmbytjet në Azi: luftohet kundër epidemive edhe urisë.


(13.08.2007 RV)RealAudioMP3 Siç e kujtoi dje Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, situata në Azinë jug-lindore vijon të jetë dramatike. Në Indi, Bangladesh e Nepal që nga qershori i kaluar numërohen më se 2000 të vdekur, në sa reshjet e kohëve të fundit e kanë thelluar situatën emergjente, duke sjellë me vete edhe shenjat e para të epidemive. Ndërkaq qindra mijëra njerëz janë pa ushqim, pa ujë të pijshëm e pa strehë. Për situatën gjatë orëve të fundit, të dëgjojmë Marcio Babilën, përgjegjës i UNICEF-it për shëndetësinë në Indi, me telefon nga Bihari:
Përgjigje: - Janë rihapur kanalet e komunikimit në disa zona, të cilat dy ditë më parë kalonin çaste tepër të vështira. Tani kushtet po lehtësohen, sidomos për ujin e pijshëm, por po rëndohet situata shëndetësore. Në sa ujërat e përmbytjeve pakësohen, lind rreziku i sëmundjeve, posaçërisht i malarjes. Në këtë çast në zonë po punojnë 43 grupe mjekësh të UNICEF-it, në bashkëpunim me 116 mjekë vendas, që po shërbejnë në 738 kampe, të ngritura në Shtetin e Biharit. Po vaksinojmë fëmijët dhe po shpërndajmë ndihma, së bashku me organizatat jo qeveritare. Deri tani kemi shpërndarë 30 tonelata ushqime.







All the contents on this site are copyrighted ©.