2007-08-13 17:36:51

Java botërore e ujit e lajme të tjera


(13.08.2007 RV)RealAudioMP3 Uji i pijshëm nuk është vetëm problem i shqiptarëve, që tradicionalisht kanë ujë, por nuk kanë një rrjet efikas për shpërndarjen e tij. “Një impenjim më i madh i qeverivë për të luftuar mungesën e burimeve ujore”: kjo është sfida që propozon “Java botërore e ujit”, e cila u hap sot në Stokholm. Nisma promovohet nga Instituti ndërkombëtar i Ujit, i cili ka mbledhur ekspertë e përgjegjës të Kombeve të Bashkuara, të qeverive e të shoqatave bamirëse, që deri më 18 gusht, do të diskutojnë mbi ndryshimet e klimës, administrimin e burimeve ujore dhe mungesën e ujit, nga e cila vuan rreth 20% e popullsisë së botës. Rozario Lembo, sekretar italian për kontratën botërore të ujit, shpjegon në mikrofonin tonë se cilat janë objektivat e Bashkësisë Ndërkombëtare në këtë fushë:
Mundësia për të marrë pjesë në ndarjen e kësaj pasurie duhet të barazohet me një të drejtë themelore të patjetërsueshme. Askush nuk mund ta zotërojë ujin e të thotë “është pasuri personale dhe bëj me të si dua unë”. Fatkeqësisht, duhet të konstatojmë se edhe në kuadrin e rregullave e të detyrimeve botërore që kemi vendosur, nuk ekziston për shembull, një agjensi botërore për ujin, e cila të mund të krijojë rregulla, të vendosë dënimet për ata që ndotin lumenjtë apo që i presin rrugën ujit, duke mos i lejuar kështu ata që ndodhen poshtë digës të kenë ujë. Praktikisht, njohja e kësaj të drejte njerëzore është edhe një deklaratë themelore e të drejtave të njeriut. Këto janë dy objektiva të rëndësishme që duhet t’ia imponojë vetes bashkësia ndërkombëtare.

Nga Afganistani mbërrijnë lajme për ndeshje të reja të përgjakshme, por edhe lajme të tjera të rëndësishme. U liruan dy nga 23 pengjet koreanojugore, të rrëmbyera më 19 korrik. Dy gratë i janë dorëzuar Kryqit të Kuq.
Ndërkaq, zonat jugore të vendit janë sërish teatër konflikti. Së paku 14 vetë kanë gjetur vdekjen pas sulmit të talebanëve kundër një komande të policisë. Nesër, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai do të takohet me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad, në vizitën e tij të parë në Kabul.







All the contents on this site are copyrighted ©.