2007-08-13 17:33:49

Ishinger: ndarja e Kosovës mbetet opcion


(13.08.2007 RV)Rruga e negociatave të reja për statusin e Kosovës sapo ka filluar dhe menjëherë bëhet i mundshëm një nga versionet më të papëlqyeshme për Prishtinën. Gjermani Volfgang Ishinger, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Trojkën që vizitoi këto ditë si Beogradin, ashtu edhe Prishtinën, deklaroi se “ndarja e Kosovës është e mundur nëse palët bien dakord për këtë”. Formalisht, të dyja palët janë shprehur kundër këtij varianti, por sipas vëzhguesve, Serbia po punon për këtë nën rrogoz. Perëndimin e frikëson një përgjigje e ashpër e kosovarëve ndaj një ndarjeje të mundshme, që do të kalonte në Mitrovicë, duke respektuar, sipas idesë së propozuesve, kufijtë etnikë. Mund të ngrihen me armë në dorë jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Maqedonisë. Ishinger la të kuptojë se as Kosova, as Serbia nuk mund të synojnë për integrim në Bashkimin Evropian, nëse nuk gjejnë një kompromis të pranueshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.