2007-08-11 15:56:03

Të rinjtë e Austrisë presin me padurim arritjen e Benediktit XVI.


(11.08.2007 RV)Bëhet gjithnjë më entuziaste atmosfera e pritjes të Benediktit XVI në Austri, ku do të jetë më 7 deri më 9 shtatorin e ardhshëm. Vizita e parë e Papës në Austri do të arrijë kulmin me Meshën në Shenjtëroren e Mariacelit, me rastin e 850-vjetorit të bekimit dhe vendosjes së gurit të parë.Ndërkaq, si shprehje e këtij entuziazmi në rritje, nesër, me ftesën e ipeshkvijve austriakë, do të fillojë shtegtimi ndërkombëtar i të rinjve në Shenjtëroren mariane, që do të përfundojë në solemnitetin e ‘Të ngjiturit të Zojës në qiell’. E kjo do të thotë se edhe në Austri, ashtu si në vendet e tjera ku ka shtegtuar Papa, të rinjtë do të kenë një rol të veçantë, nësa rinia italiane e pret me të njëjtin padurim Benediktin XVI në Loreto, më 1 e 2 shtatorin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.