2007-08-11 15:55:42

Ngushëllimet e Papës për aksidentin ajror në Polinezinë franceze.


(11.08.2007 RV)Papa shprehu ngushëllimet tij për viktimat e aksidentit ajror të së enjtes së kaluar në Polinezinë franceze. Një Avion i Air Moorea, i nisur nga aeroporti Temae drejt Papeete, në Taiti, ishulli më i madh i Polinezisë franceze, ra në det pak para se të arrinte në cak, për shkaqe ende të panjohura. Fluturonte me 20 udhëtarë. Deri tani janë gjetur trupat e 16-tëve prej tyre.Në telegramin e ngushëllimit, nënshkruar në emër të Papës nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar kryeipeshkvit të Papeete, imzot Hubert Kopenrat, Benedikti XVI thekson se e ndjen veten pranë të gjithë njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi dhe siguron se lutet për të vdekurit e për familjarët e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.