2007-08-11 15:55:53

Ati i Shenjtë emëron kardinalin Bertone Legat Papnor për kremtimet përfundimtare me rastin e 90-vjetorit të dukjeve në Fatima.


(11.08.2007 RV)Kremtimet do të mbahen më 12 e 13 tetorin e ardhshëm, pikërisht 90-vjet pasi Zoja e Bekuar iu duk për herë të fundit tre barinjve të vegjël portugezë, Luçisë, Gjaçintës e Françeskos. Në këtë ditë, mijëra njerëz, që besojnë e që nuk besojnë, do të jenë të pranishëm në përkujtimin që njihet me emrin ‘mrekullia e diellit’. Kremtimi u kujton të gjithëve ngjarjen që ndodhi 90 vjet më parë. Në çastin kur turma dyndej për të parë me sytë e vet mrekullinë e dukjeve, dielli nisi papritmas të luhatej, duke shkaktuar habi të madhe ndërmjet të pranishëmve. Ishte një shenjë e Zojës së Bekuar, që të gjithë t’i besonin ftesës së saj për t’u penduar e për të mos mëkatuar më.







All the contents on this site are copyrighted ©.