2007-08-10 18:34:05

Treshja e negociatorëve për Kosovën, sot në Beograd


(10.08.2007 RV)Trojka e negociatorëve për statusin e Kosovës mbërriti sot në Beograd, ku u prit nga autoritetet më të larta serbe, që u paraqitën sëbashku për të theksuar kompaktësinë e mendimit dhe të qëndrimit për çështjen kosovare. Sot ishte akti i parë i sondazhit, që përfaqësuesit e SHBA-ve, Rusisë dhe Bashkimit Evropian kanë caktuar të bëjnë me vizitën në Beograd e nesër në Prishtinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.