2007-08-10 18:34:29

Krizë institucionale në Timorin Lindor


(10.08.2007 RV)RealAudioMP3 Vazhdojnë problemet dhe dhuna në Timorin Lindor, republika e vogël aziatike e pavarur që nga viti 2002. Arësyeja: emërimi i kryeministrit Gusmao, liderit kryesor të procesit të emancipimit indonezian, i kundërshtuar nga partia më e madhe e qeverisë së kaluar, Fretlin. Gjendja është ashpërsuar deri në konflikt të armatosur. Në kryeqytet është kthyer qetësia, falë pranisë së forcave ndërkombëtare, por në zona të tjera mijera persona shtrëgohen të ikin nga shtëpitë e tyre. Në mikrofonin tonë, Rikardo Nuri, zëdhënës i Amnesti Interneshënëll për Italinë:
Arësyet janë të shumëfishta. Pikë së pari, kemi një konflikt pas-zgjedhor. Fretlin, lëvizja që e ka udhëhequr vendin drejt pavarësisë ka fituar zgjedhjet, por Gusmao, partia e të cilit arriti e dyta në listë, formoi një koalicion mjaft heterogjen me parti të tjera, duke marrë kështu në dorë shumicën për të formuar qeverinë. Pas emërimit të tij, Fretlin rrezikon të shkaktojë një luftë kastash. E ka denoncuar emërimin e Gusmaos si jo kushtetues. Lajmet e orëve të fundit flasin për krizë institucionale.
Ajo që të bën përshtypje është se papunësia për një popullsi prej vetëm 1 milion banorësh, përbën 50% të forcave për punë. Pra, pas motiveve politike, ka edhe arësye sociale mjaft të rënda…
Fakti që papunësia është kaq e lartë, i shtyn të rinjtë në bandat kriminale. Do të shtoja se e tashmja e Timorit Lindor akoma nuk i ka bërë llogaritë me të kaluarën, në të cilën, gjatë okupimit indonezian, nga viti 1974 deri më 1999, kanë gjetur vdekjen mëse 102 mijë timorezë. Vendi nuk po i bën llogaritë me historinë e vet, nuk kërkon drejtësi, nuk kërkon të vërtetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.