2007-08-10 18:33:54

Ilir Kasemi do të realizojë monumentin e Fishtës


(10.08.2007 RV)Ilir Kasemi është shpallur fitues i konkursit për monumentin kushtuar personalitetit të shquar të letërsisë dhe politikës shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë Kombëtare, atë Gjergj Fishta, organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Më 11 qershor, komisioni i ngarkuar për këtë qëllim kishte zgjedhur 10 artistë, nga 27 pjesëmarrës, të cilët u ftuan të paraqesin idetë e tyre dhe të realizonin bocete të reja deri në datën 31 korrik. Më 2 gusht, me katër vota pro dhe një votë në mungesë, komisioni pranoi projektin e skulptorit Ilir Kasemi. Afati i realizimit të veprës do të jetë 14 muaj dhe pjesa e obeliskut që qëndron pranë figurës, do të thjeshtohet në varësi të kompleksit të veprës.







All the contents on this site are copyrighted ©.