(09.08.2007 RV)U hap sot në Kabul të Afganistanit, Xhirga, apo kuvendi i pleqve
për paqen, një asamble në të cilën bëjnë pjesë rreth 700 përfaqësues fisnorë. Në mbledhje
bëjnë pjesë edhe autoritete fetare të Afganistanit dhe të zonës kufitare të Pakistanit.
Nuk merr pjesë presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, i cili sot u mblodh në kryeqytet
me ministrat e qeverisë së vet, për të shpallur emergjencën në një shtet, ku situata
e sigurisë bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Për momentin, qeveria vendosi të mos
e ndërmarrë këtë hap. Xhirga e mbledhur sot ka për qëllim vendosjen e strategjisë
për luftën kundër talebanëve dhe terroristëve të Al Kaidës. Por ky kuvend mund të
vendosë diçka vetëm në letër. Ajo që ndodh në realitet është gjithmonë diçka tjetër.