2007-08-09 19:03:25

Ndizet polemika Rusi-Gjeorgji mbi dhunimin e hapësirës ajrore


(09.08.2007 RV)Ndizet edhe më tepër polemika ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, për shkak të dhunimit të hapësirës ajrore gjeorgjiane nga 2 avionë luftarakë rusë, tri ditë më parë. Ndërhyjnë edhe SHBA-të, të cilët akuzojnë Moskën për këtë “sulm me bomba”, që është për Uashingtonin një “provokacion” jo i ri. Autoritetet gjeorgjiane kanë kontaktuar NATO-n dhe kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithashtu kanë shpërndarë një raport të brendshëm të OSBE-së, i cili konfirmon tezën e Tbilisit. Nga ana e tyre, rusët akuzojnë gjeorgjianët për “provokim”. Kreu i shtatmadhorisë ruse, gjenerali Juri Balujevski bëri madje një paralelizëm ndërmjet situatës aktuale të dy provincave autonome të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Veriut, me atë të Kosovës. Sipas tij, nëse i jepet pavarësia Kosovës, edhe Gjeorgjia mund t’i humbë dy provincat, të cilat prej kohësh kërkojnë të bashkohen me Rusinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.