2007-08-09 19:06:23

Lajme të tjera nga bota


(09.08.2007 RV)Kryeministri i Kanadasë u nis për një turne në Arktik, një javë pasi Rusia shfaqi pretendime territoriale duke ngulur flamurin e vet në Polin e Veriut. Turneu tri ditësh i kryeministrit Stefën Harper në tokën e ngrirë shihet si përpjekje për të mbështetur sovranitetin e Kanadasë në ato zona. Harper gjithashtu pritet të bëjë publik vendin ku do të ngrihet baza e parë ushtarake kanadeze në Arktik.


Qyteti japonez Nagasaki sot shënoi 62-vjetorin e hedhjes së bombës atomike nga forcat ajrore amerikane në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mijëra njerëz, me një minutë heshtje, përkujtuan ngjarjen në të cilën humbën jetën më shumë se 70 mijë vetë. Kryebashkiaku i qytetit theksoi se përpjekjet për mospërhapjen e armëve bërthamore nuk po sjellin rezultatet e dëshiruara dhe se përdorimi i këtyre armëve nuk mund të justifikohet.








All the contents on this site are copyrighted ©.