2007-08-08 18:50:39

Kosovë: Të premten Trojka në Beograd për rifillimin e bisedimeve


(08.08.2007 RV)Do të rifillojnë në Beograd, të premten, bisedimet mbi statusin e Kosovës. Përfaqësuesit e Trojkës, së përbërë nga SHBA-të, Rusia dhe Bashkimi Evropian do të takohen me autoritetet serbe, një ditë pas mbledhjes së Londrës së drejtorëve politikë të Grupit të Kontaktit. Për katër muaj me radhë, Aleksandër Botsan-Kharçenko për Moskën, Frenk Uisner për SHBA-të dhe Volfgang Ishinger për Bashkimin Evropian do të negociojnë me serbët dhe kosovarët statusin e ri të Kosovës. Deri tani, askush nuk beson se do të arrihet një marrëveshje, për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta të Beogradit dhe Prishtinës.







All the contents on this site are copyrighted ©.