2007-08-08 16:36:58

Kisha kujtoi Shën Dedën Guzman.


08.08.2007 RV)Shenjti lindi në vitin 1175 në Kaleruega, në provincën e Burgos, në familjen Guzman. Ishte bir i Feliçes dhe i Gjovanna de Azës. Që i ri ndjeu thirrjen për rrugë rregulltare. Me lejën e Papës, filloi të predikonte në një mënyrë krejt të re, të panjohur më parë. Nuk kërkoi tituj, shtegtoi në këmbë, jetoi me lëmoshë, predikoi Ungjillin me fjalë shumë të thjeshta mes turmave të popullit. Por ajo që kishte më tepër rëndësi e që i bindte dëgjuesit, ishte se e jetoi fjalë për fjalë atë që predikoi, duke i ftuar të gjithë të bëjnë kthesën e madhe e të ecin në rrugën e Zotit. Sapo përfundoi një nga luftërat e shumta, që aso kohe, si sot, nuk pushonin kurrë, më 1214 Deda shkoi në Tuluzë, ku lindi grupi i parë i etërve predikatarë. Pasi pati predikuar në veri të Italisë e në Marke, i raskapitur nga shtegtimet e pafundme, u vendos në Bolonjë ku edhe ndërroi jetë më 8 gusht 1221. Urdhëri i etërve predikatarë, të njohur me emrin Dominikanët, vijon të ecë në rrugën e themeluesit.







All the contents on this site are copyrighted ©.