2007-08-08 16:36:32

Kardinali Bertone i shprehu mirënjohjen e Papës Urdhërit të Kalorësve të Kolombos.


(08.08.2007 RV)RealAudioMP3 E bëri këtë dje, në Neshvile, në Tenesi, ku kryesoi Meshën Shenjte, me të cilën u hapën punimet e Takimit të 125-të të organizatës.
Është vizita e parë e Hirësisë së Tij në SHBA, që kur Benedikti XVI e emëroi Sekretar të Shtetit të Vatikanit. Gjatë një mbrëmjeje festive, pastaj, në të cilën ishin të pranishëm 2600 kalorës, kardinalit Bertone iu dorëzua Çmimi “Gaudium et Spes”, që në të kaluarën e kanë marrë edhe Nënë Tereza e Zhan Vanjé, themelues i bashkësisë së Arkës.
Sekretari i Shtetit të Vatikanit shpjegoi se shuma prej njëmijë dollarësh, që shoqëron çmimin, do të shpenzohet për vepra bamirësie, që do t’i zgjedhë kur të kthehet në Romë.Kujtojmë se Urdhëri i Kalorësve të Kolombos, që numron mijëra anëtarë, u themelua më 1882 në Kënektikat. U zgjodh emri i Kristofor Kolombos, për të vënë theksin mbi kontributin që kanë dhënë katolikët, që në fillim, për zhvillimin dhe ungjillëzimin e dy Amerikave.







All the contents on this site are copyrighted ©.