2007-08-07 18:19:56

Londra u mohon statusin e refugjatit përkthyesve irakianë


(07.08.2007 RV)Lajmi i fundit në fushën e emigracionit ka të bëjë me Irakun dhe Britaninë e Madhe. Londra u ka mohuar statusin e refugjatit politik 91 përkthyesve irakianë, që punojnë për ushtrinë e saj në Irak, pavarësisht nga kërkesat dhe mbështetjen e oficerëve të lartë. Sipas autoriteteve, nuk ekzistojnë kushtet për dhënien e një statusi të tillë, pas përfundimit të misionit ushtarak në Irak. “Jemi të vdekur, sapo të largohen forcat e koalicionit”, kanë komentuar përkthyesit, të cilët akuzohen për kolaboracionizëm. Nga ana tjetër, SHBA dhe Danimarka kanë marrë që tani masat për t’u siguruar jetën punonjësve irakianë në shërbim të tyre. Amerikanët kanë pranuar së paku 1700 refugjatë, deri më sot.







All the contents on this site are copyrighted ©.