2007-08-07 18:31:20

Lajme të tjera nga bota


(07.08.2007 RV)Janë së paku 10 milion fëmijët që kanë nevojë për ndihmë dhe asistencë në zonën e Bangladeshit, Nepalit, Indisë e Pakistanit, prekur nga përmbytjet e kohëve të fundit. Viktimat kanë arritur shifrën 1600, duke filluar nga qershori. Operacionet e ndihmës janë të vështira për shkak të mungesës së rrugëve. Gjithashtu, ekziston rreziku i përhapjes së epidemive ndër mijëra të zhvendosurit, të detyruar të braktisin shtëpitë. Situata është veçanërisht e rëndë në Indi.

Britania e Madhe duhet t’ia lërë postin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Bashkimit Evropian. Ideja, që mbështetet nga shumë vende evropiane, është shprehur sot nga nënsekretari britanik për Punët e Jashtme, Lord Mark Mallok-Braun, ish-zv.sekretar i përgjithshëm i OKB-së. Kështu, Brukseli do të kishte një votë të vetme në Këshillin e Sigurimit dhe të drejtën e vetos.







All the contents on this site are copyrighted ©.