2007-08-07 18:17:14

Filloi në Asizi takimi françeskan evropian me temë: “Shko, Françesk, ndreqe… Evropën time”.


(07.08.2007 RV)Mijëra të rinj u mblodhën sot në Asizi për të marrë pjesë në mitingun françeskan, organizuar nga Bashkimi i fretërve të vegjël të Evropës. Takimi, me temë “Shko Françesk e ndreqe … Evropën time”, që u hap sot pasdite, do të vijojë deri më 11 gusht. Do të ketë lutje, katekizëm, diskutime kulturore e vizita në vendet që lidhen me Shën Françeskun e Shën Kjarën. Qëllimi është t’i njohë të rinjtë me rrënjët e krishtera të Kontinentit dhe me kontributin e karizmës françeskane në ungjillëzimin e Evropës e në përtëritjen e Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.