2007-08-06 18:50:23

Sejdiu-Topi: statusi i Kosovës do të jetë pavarësia


(06.08.2007 RV)Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është takuar sot në Tiranë me presidentin e ri të Shqipërisë, Bamir Topi. Çështja e Kosovës ka qenë në plan të parë të bisedimeve, para takimit të Trojkës së negociatave serbo-kosovare të enjten e kësaj jave. Të dy presidentët kanë mbështetur tezën se statusi përfundimtar i Kosovës mund të jetë vetëm pavarësia.
Nga ana tjetër, Serbia u ka dorëzuar diplomatëve që do të merren me bisedimet 120-ditëshe, një seri propozimesh, me të cilat është gati t’i japë Kosovës edhe mundësinë të marrë pjesë veç në Kombet e Bashkuara e të lidhë marrëdhënie dipllomatike si një rajon me autonomi të gjerë, por jo i pavarur.







All the contents on this site are copyrighted ©.