2007-08-06 18:53:59

Lajme nga bota


(06.08.2007 RV)Si të përmirësohet siguria në Afganistan: kjo ishte sot pika kryesore e bisedimeve ndërmjet presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush dhe presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, në Kemp Dejvid, në Merilend. Karzai mbërriti mbrëmë në rezidencën presidenciale, ku u prit si një mik i vërtetë i familjes Bush.


Incident në kufirin ndërmjet dy Koreve. Ushtarë të Koresë së Veriut kanë qëlluar kundër pozicioneve kufitare në Korenë e Jugut, e cila i është përgjigjur zjarrit. Episodi ndodh në prag të bisedimeve të reja në Seul ndërmjet përfaqësuesve të zonës, mbi programin bërthamor që Piong-jangu ka premtuar ta ndërpresë.


Komisioni Evropian, në marrëveshje me autoritetet britanike, ka ndaluar që sot importimin e gjedhëve (viçave, lopëve), derrave e deleve, të mishit të tyre dhe të produkteve derivate nga Britania e Madhe. Në jug të saj është zbuluar një vatër afte epizootike. Kafshë të tilla mund të importohen ndërkaq, nga Irlanda e Veriut.








All the contents on this site are copyrighted ©.