2007-08-04 18:01:50

Periudhë lutjesh e agjërimi për Kishat lindore, katolik e ortodokse, në përgatitje të festës të "Fjetjes së Virgjërës Mari".


(05.08.2007 RV)Kishat lindore, katolike e ortodokse, kanë filluar periudhën e lutjeve dhe të agjërimit, për t'u përgatitur kështu për festën e "Fjetjes së Virgjërës Mari", të cilën Kisha bizantine e konsideron si "Pashkët e Nënës së Zotit". Do të ketë kremtime të përditshme mariane me lutjet karakteristike të liturgjisë bizantine, ndërsa kremtimi solemn do të mbahet natën e festës të të ngjiturit të Zojës së Bekuar në qiell, më 14 gusht, në bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.